![]() |
|
![]() |
| Home » Issue 1 » Në zbulim të ADN-së |
User login |
Në zbulim të ADN-së
Submitted by sis on Thu, 2006-08-03 21:21.
Albanian | Biology | Issue 1 | Teaching activity
Përkthyer nga Eris Duro Dean Madden pranë Qëndrës Kombëtare të Arsimimit në Bioteknologji, Universiteti i Reading, Mbretëri e Bashkuar, përshkruan zbulimin e ADN-së, dhe se si kjo mund të përftohet lehtësisht në laborator.
Pasi u kthye në qytetin e tij, Bazel, më 1870, Misher përsosi metodën dhe arriti të përftonte materialin bërthamor prej spermatozoidëve të salmonit, për të cilin, asokohe, Rini ishte i famshëm. Si ato të leukociteve, bërthamat e spermatozoidëve janë krahasimisht të mëdha. Prej tyre, Misher izoloi nukleinë të pastër për herë të parë. Më 1889 një nxënës i tij, Ricard Altmann, na dha termin modern për nukleinën: acid nukleik. Prandaj, me 2003, u përkujtua jubileu i artë i heliksit të dyfishtë e jo '50 vjet ADN'.
Protokollet në klasë Përftimi i ADN-së prej materialeve të përditshme ka qenë një aktivitet i përhapur në laboratoret shkollore gjatë 20 viteve të shkuara. Edhe pse protokolle praktike të ngjashme ishin përshkruar më parë (psh Sands, 1970), ata nuk u përdorën, për shkak të ndërlikimit dhe natyrës së rrezikshme të disa prej reagentëve që nevojiteshin (Falconer & Hayes, 1986). Metoda më të thjeshta për izolimin e ADN-së u shfaqën për herë të parë në tekstet shkollore amerikane në mesin e viteve 1980. (psh Helms et al, 1986) dhe më vone hynë në projektet shkollore të bioteknologjisë (psh Rasmussen & Matheson, 1990). Në fillim të viteve ‘90, këto metoda kishin kaluar Atlantikun e botoheshin në anglisht e gjermanisht (Bayrhuber et al, 1990; NCBE, 1991). Me futjen e metodave të thjeshta e të lira, një ushtrim praktik për studentë universitarë mbërriti deri në klasat fillestare (Assinder, 1998). ADN-ja nga qepa Metoda më e përhapur (e, për arsye evidente, më popullorja) për përftimin e ADN-së kërkon veç qepë, detergjent shtëpiak e ujë me kripë. Seminaret praktike e botimet e Qendrës Kombëtare për Arsimimin në Bioteknologji (NCBE, 1991; 1993) mbështetën përhapjen e kësaj metode në Mbretërinë e Bashkuar. Mënyra më të sofistikuara për izolimin e ADN-së prej bizeleve të thata u përpiluan nga revista “Shkenca e Bimët për Shkollat” dhe qendra arsimore australiane “Makina e Gjelbër” – Green Machine – (NCBE, 2001). Por këto metoda përfshinin elektroforezën e ADN-së, prandaj u kufizuan tek nxënës të moshave më të mëdha. Në kërkim të alternativave më të ëmbla se qepa, të shumtë ishin ata që sugjeruan zbatimin e ‘metodës së qepës’ tek disa fruta, psh kiëi, bananja dhe luleshtrydhet. Këto fruta japin përshtypjen e përftimit të sasive të mëdha të ADN-je, por në fakt produkti i izoluar është kryesisht pektin. Kjo mund të vërtetohet duke i shtuar preparatit enzimën pektinazë (pektina mund edhe të precipitohet në alkool – një hile e reçel-bërësve). ADN-ja nga bizelet Ky protokoll përdor bizele të ngrira. Kjo paraqet shumë përparësi krahasuar me metodën tradicionale të qepës. Në rradhë të parë, nuk nevojitet makinë grirëse për të shpërbërë indet bimore. Bizelet e shkrira mund të shtypen me lugë ose cilindër prej qelqi. Gjithashtu, bizelet mund të ruhen në frigorifer dhe të nxirren në sasitë që nevojiten. Për më tepër nuk duhet harruar se bizelet nuk bien erë! Izolimi i ADN-së (dhe ARN-së) zgjat 35 minuta, duke përfshirë kohën e inkubimit prej 15 minutash. Përgatitja paraprake Etanoli duhet të jetë i ftohtë. Vendoseni në një shishe plastike ne frigorifer të paktën 24 orë përpara se të filloni eksperimentin. Lexoni shënimin e mëposhtëm mbi sigurinë. Materialet e instrumentet e nevojshme për cdo person/group
Procedura
Studime të mëtejshme Një mjet për të nxjerrë ADN-në mund të përgatitet duke nxehur një pipetë Pasteri në flakë, e më pas duke përkulur majën përpara se qelqi të ftohet. Për elektroforezën e AND-së, tresni një pjesë në 0.5 ml bromofenol blu, më pas vendosni 20 ul në një pistë në xhel agarosë 1%. Pas elektroforezës, ngjyrosja me 0.04 % (masë/vëllim) solucion Azurë A do të evidenciojë acidet nukleike. ARN-ja merr ngjyrë më të lehtë rozë. (Madden, 2000). Ndryshime të kësaj procedure mund të përdoren me elementë të tjerë ushqimorë, si psh spermatozoidë ose vezë peshku (Stromberg, 2001). Disa botime trajtojnë përdorimin e indeve limfatike të lopës, por përdorimi i tyre në shkolla është tashmë i pakëshillueshëm. Siguria Etanoli në frigoriferë Sigurohuni që etanoli të jetë në një enë të mbyllur mirë. Përdorimi i frigoriferit mund të zevendësohet me vendosjen e një shisheje të mbyllur etanoli në akull disa orë para përdorimit. Perdorimi i indeve të kafshëve Që prej zbulimit të sëmundjes së lopës së cmendur në Britaninë e Madhe, autoritet Britanike të arsimit këshillojnë që të mos përdoren indet e lopëve, për arsye se ekziston një rrezik (edhe pse i vogël) i ekspozimit aksidentor ndaj agjentit infektiv gjatë procedurës. Materialet Shumica e materialeve të mësipërme mund të gjenden në supermarket. Bibliografi Assinder S (1998) Discovering DNA: 'The Recipe of Life'. Swindon, UK: Biotechnology and Biological Sciences Research Council Bayrhuber H, Gliesche Ch, Lucius ER (1990) DNA-Isolierung mit einfachen Mitteln (Isolation of DNA using simple methods). Unterricht Biologie 14: 44 Delpech R, Madden D (2001) Working with DNA. In Topics in Safety (Third Edition) pp 99-105. Hatfield, UK: Association for Science Education Falconer AC, Hayes LJ (1986) The extraction and partial purification of bacterial DNA as a practical exercise for GCE Advanced level students. Journal of Biological Education 20: 25-26 Helms D et al. (1986) Biology in the Laboratory. New York, NY, USA: WH Freeman & Co Judson HF (1996) The Eighth Day of Creation: Makers of the Revolution in Biology. New York, NY. USA: Cold Spring Harbor Laboratory Press Madden D (2000) Illuminating DNA. Reading, UK: National Centre for Biotechnology Education NCBE (1991) DNA your onions? NCBE Newsletter Spring 1991 NCBE (1993) Practical Biotechnology. A Guide for Schools and Colleges. Reading, UK: National Centre for Biotechnology Education NCBE (2001) Investigating Plant DNA. Reading, UK: National Centre for Biotechnology Education Rasmussen AM, Matheson RH (1990) A Sourcebook of Biotechnology Activities. Reston, VA, USA: National Association of Biology Teachers Sands MK (ed; 1970) Nuffield Advanced Science Laboratory Guide. London, UK: Longman Strömberg E (2001) DNA from 'caviar'. Bioscience Explained 1(1) Falenderime Ky artikull u botua për herë të parë në School Science Review në mars 2003.
|
Science in School email alert |
| IMPRINT | CREDITS | COPYRIGHT | DISCLAIMER | [ISSN 1818-0361] |